Superliga: Vllaznia fiton në Vlorë, ngjitet në klasifikim, sot katër ndeshjet e fundit të javës së 12-të

Java e 12-te e kampionatit kombetar te futbollit te superliges ka hapur siparin dje ne mbremje me ndeshjen Flamurtari-Vllaznia. Shkodranet ne veshtiresi kete sezon, u treguan me superiore e te sakte ne fushen e vlonjateve, duke shenuar nje gol qe ne pjesen e pare e duke e mbajtur kete rezultat te pandryshuar deri ne fund te ndeshjes. Pra, fitore 1-0 dhe nje trepikesh teper i vlefshem per shkodranet.

Nderkohe, kater ndeshjet e tjera do te luhen sot pasdite dhe ne mbremje. Edhe kete jave, ashtu si dhe ne ato te kaluarat, kryesuesit e Kukesit dhe Skenderbeut do te vazhdojne “betejen” ne largesi per te perforcuar pozitat e tyre ne krye te kampionatit. Por, Kukesi pritet qe ta kete me te lehte, pasi do te luaje ne fushen e vet, ndersa Skenderbeut ne transferten e veshtire me Laçin.

Kalendari i kesaj jave eshte:

E premte:

Flamurtari – Vllaznia              0-1

E shtune:

Kukesi – Tirana                       ora 14.00

Laçi – Skenderbeu                   ora 14.00

Korabi – Luftetari                   ora 14.00

Partizani – Teuta                    ora 17.00

Klasifikimi eshte:

Pos. Team GP Pts W D L GF GA +/- Form H2H
1    FK Kukesi 11 23 6 5 0 15 5 10
2 FK Skenderbeu 11 23 7 2 2 12 5 7
3 Partizani Tirana 11 20 5 5 1 12 3 9
4 KF Tirana 11 20 5 5 1 13 6 7
5 Vllaznia 12 15 3 6 3 8 10 -2
6 Flamurtari 12 13 3 4 5 15 16 -1
7 Luftetari 11 12 3 3 5 7 14 -7
8 KF Laci 11 10 2 4 5 5 10 -5
9 Teuta Durres 11 8 2 2 7 9 16 -7
10 Korabi Peshkopi 11 5 1 2 8 4 15 -11