Protesta kundër mbetjeve, Shalsi: Protestuesit janë qaramanë që mbetën rrugëve

Protestat e një pas njëshme nga shoqëria civile kundër importimit të mbetejeve, kanë avancuar me protestën e nisur që mbrëmë. Sot në një reagim lidhur me këtë situatë, kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, deputet i PS-së, ka vlerësuar kritikat e shëndetshme ndaj draftit fillestar, duke theksuar se nuk ka vend të pastër pa industri të riciklimit të mbetjeve.

Nuk ka qenë aq i dashur me protestuesit, pasi i ka quajtur qaramanë të paktë të mbetur nëpër rrugë, kurse kundërshtarët në Kuvend intrigantë e spekulantë që luftojnë për interesa të ngushta e përfitime personale.

“Është një cështje teknike që nuk meritonte ti lodhte shqiptarët kaq shumë. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të flasim me argumente dhe fakti që reflektuan në propozimet fillestare, tregonte se interesi ishte vetëm e vetëm ai i pastrimit të vendit, që nuk mund të jetë e pastër pa industri riciklimi të fuqishme. Ata pak qaramane që kanë mbetur nëpër rrugë e pak intrigantë spekulantë në parlament e kanë përdorur cështjen thjesht nga përfitimet e ngushta personale”- tha Shalsi.

Më tej ai nënvizoi edhe që komisioni iu drejtua BE “se një nga argumentet kryesore të kthimit mbrapsht nga presidenti ishte që amendimet nuk ishin konform legjislacionit të BE. Përgjigja ishte e pastër thuhej që ndryshimet ishin të përshtatshme për rrethanat ku gjendej Shqipëria”.