OSHEE: Disa zona të Tiranës pa energji elektrike, defekt në rrjet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e një defekti disa zona të Tiranës që preken nga fidri  inst Selite kanë mbetur pa energji elektrike.

Zonat që kanë mbetur pa energji janë: Vasil Shanto, ajo pranë stadiumit Dinamo, lulishte “1 Maji”, Selite, etj.

OSHEE saktëson se avaria është ndikuar edhe në kushtet kur nst Qendër është jashtë pune për shkak të zhvendosjes, proces ky që pritet të mbyllet këtë javë.

OSHEE njofton se është duke kryer manovrat në çdo kabinë që prek fidrin dhe po punon për riparimin e defektit brenda një kohe sa më të shkurtër.