Serbët: Trump do të na ndihmojë shumë

NATIONAL HARBOR, MD - FEBRUARY 27: Chairman and president of the Trump Organization Donald Trump addresses the 42nd annual Conservative Political Action Conference (CPAC) February 27, 2015 in National Harbor, Maryland. Conservative activists attended the annual political conference to discuss their agenda. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Zgjedhja e Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka gëzuar shumë serbët. Përpos krahëve radikal politik, siç është partia e Vojsllav Sheshel-it, që edhe publikisht ka dalur në përkrahje të Trump, edhe shumë qytetarë serbë besojnë se do të shkojë në favor të tyre ndërrimi i Obamës me Trump-in.

Në një sondazh online të televizionit serb B92, në pyetjen se “Si do të ndikojë fitorja e Donald Trump në raport me Serbinë”, 45.48 për qind të votuesve mendojnë se do të jetë më mirë për Serbinë që administrata më e fuqishme në botë udhëhiqet nga Trump-i, njofton Klan Kosova.

Ndërsa janë vetëm rreth gjashtë për qind të votuesve që mendojnë se do të jetë me keq për Serbinë. Përqindja tjetër është e shpërndarë në dy opsionet të tjera; se do të jetë njëjtë, dhe se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.