Gashi rrezikon të humbasë finalen

Shkëlzen Gashi rrezikon të humbasë sfidën e parë përballë Seatle, në finalet e Konferencës së Perëndimit. Sulmuesi shqiptar u dëmtua në kavilien e djathtë, në sfidën play-off përballë Los Angeles Galaxy të luajtur 10 ditë më parë.

28-vjeçari u largua mes dhimbjeve nga fusha, pasi më parë kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga një distancë e largët që riktheu Colorado Rapids në lojë.

Si pasojë skuadra nga Denveri që u kualifikua pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Konfirmimi për mungesën e mundshme të Gashit u dha nga trajneri Pablo Mastroeni:

Aktivizimi i tij në finalen e parë është në dyshim serioz, por besojmë se jemi në rrugë të mbarë, që Shkëlzeni të japë kontributin në ndeshjen e kthimit në fushën tonë.

Sfida e parë finale në Konferencën e Perëndimit do të luhet më 23 Nëntor në fushën e Seattle, ndërsa takimi i kthimit është programuar 4 ditë më pas në Denver, me Coloradon që kërkon triumfin, për të synuar më pas titullin në kampionatin amerikan.

Për arsyen e dëmtimit Shkëlzen Gashi nuk u grumbullua për ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena me Izraelin.