A po “vazhdojnë” regjistrimet në universitetet private

Zhurma e madhe e regjistrimit të të rinjve u sfumua pas ngjarjeve të ditëve të fundit si përmbytjet dhe zgjedhjet në SHBA. Por ndërkohë nga kjo qetësi duket se kanë përfituar universitetet private. Shtetërorët i mbyllën sipas afatit regjistrimet e të rinjve, duke respektuar kuotat dhe afatet ligjore. Si pasojë disa prej tyre mbetën edhe me auditorë bosh. Por ndryshe ka ndodhur me privatët që mesa duket vazhdojnë regjistrimet, jashtë afatit. Por a kanë marrë ata një garanci që këto kuota shtesë do t’iu miratohen apo jo?
Ky në fakt është edhe shqetësimi i një të riu i cili ka sjellë dhe problematikën e tij në In TV. Për më tepër ndiqni kronikën e transmetuar në In News.