Klosi: Pronësia mbi tokën nuk të përjashton më nga ndihma

Ministri Bledi Klosi gjatë një takimi me kryetarët e Bashkive dhe prefektët e qarqeve të jugut u shpjegoi drejtuesve lokalë, ndryshimet e skemës së dixhitalizuar të ndihmës ekonomike.

Formula e pikëzuar, me 52 indikatorë, do të jetë ajo që do të përcaktojë se kujt i takon marrja e ndihmës ekonomike.

Ministri Klosi kërkoi nga administratorët të jenë shpjegues, këshillues dhe ndihmues të qytetarëve në procesin e aplikimit.

Cdo kush që keq këshillon dhe keq asiston qytetarët në procesin e aplikimit, apo nëse një familje humbet ndihmën për shkak të keq këshillimit nga administratorët, do të jenë këta të fundit që do të mbajnë përgjegjësi.

Ministri Klosi vuri theksin tek targetimi më i mirë i varfërisë që bën skema e re e ndihmës ekonomike.

Vetëm në tre qarqet pilot, janë zbuluar nga formula e pikëzuar 15 mijë familje që merrnin ndihmë në mënyrë abuzive.

Për qarqet e jugut, gjysma e përfituesve marrin vetëm 8-10 mijë lekë të vjetra në muaj.

Me skemën e re, tha ministri Klosi nuk do të ketë më ndihmë të pjesshme ekonomike.

Skema e re e ndihmës ekonomike, heq kriteret përjashtuese të deritanishme, sic ka qenë pronësia mbi tokën, punësimi apo të ardhurat.

“Në rast se formula vlerëson se këto të ardhura janë të pamjaftueshme në raport me strukturën e familjes, kjo familje do ta përfitojë ndihmën ekonomike-deklaroi ministri Klosi.

Skema e re e ndihmës ekonomike, do të shndërrohet nga pasive në aktive. Qytetarëve nën skemë, do tju ofrohen 2-3 pozicione punësimi.

Fjala e plotë e ministrit Klosi
Po e bëjmë këtë bisedë në katër  qarqet e jugut Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër të cilët kanë një numër të caktuar  familjesh që marrin ndihmë  ekonomike. Janë 7 447 familje që marrin ndihmë ekonomike në këto katër qarqe. Plot 3 000 familje marrin ndihmë të pjesshme e cila shkon në shifrat e 8 000 – 10 000 lekë të vjetra që është një gënjeshtër e madhe që të themi se me këtë paketë i nxjerrim njerëzit nga varfëria. Ajo që  ne synojmë është të zgjedhim më të varfërit e më të varfërve.

Skema e re heq të gjithë kriteret përjashtues. Pa dyshim që ne e pranojmë që indikatorët kanë efektet e tyre pra një familje që ka të ardhura nuk mund të jetë pjesë e më të varfërve, një familje që ka prona nuk mund të jetë pjesë e më të varfërve.  Ne na duhet që të krijojmë një sistem në të gjithë Shqipërinë që në fund të fundit të ketë një gjë kryesore të jetë transparente. Ata që përfitojnë ta përfitojnë të plotë dhe të mos kemi abuzime në skemën e ndihmës ekonomike.

Cfarë është e re tjetër e kësaj ndihme ekonomike. Përdoret një formule e pikëzuar ku janë 52 indikatorë të cilët ju do të  ndihmoni që të jemi në kontakt me ta.

Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne nuk mund ti themi atyre që aplikojnë që nuk jeni të varfër por nuk jeni më të varfër sesa disa te tjerë që do e përfitojnë ndihmën ekonomike.  Ne nuk mund të themi që e zhdukim dhe e luftojmë varfërine por e targetojmë shumë herë më mirë varfërinë dhe kjo është historia e punës tonë. Ne të gjithë duhet të jemi në një aleancë të madhe që këtë proces ta bëjmë me shumë transparencë dhe me shume ndershmëri.

Në këtë tavolinë ka kryetar bashkie me shumë eksperiencë që e dinë fare mirë të ndash se kush është më i varfëri. Prandaj sistemi i pikëzuar do e bëj këtë targetim të  varfërisë.  Ajo që bëhet qartazi në sistemin e ri është që mundësia e këshillit bashkiak, kryetarit të bashkisë dhe drejtuesit lokal është që të korrektoj sistemin nëse sistemi ka gabuar në një numër të konsiderueshëm familjesh që e përfitojnë ndihmën ekonomike.

Në ndryshim nga projekti pilot kemi rritur numrin e korrektimit të  kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiak nga 3% në 6%. Detyra jonë kryesorë është rritja e shërbimeve karshi qytetarëve dhe rritja e këtyre shërbimeve me sistemin e ri është që eleminojmë dokumentat e tepërta, edhe vonesat, shkuarjet disa herë në zyrat e shtetit për të marrë dokumentat.

Detyrë shumë e rëndësishme e zyrave të punës dhe gjithë raporti ndërmjet shërbimit social shtetëror dhe shërbimit kombëtar të punësimit është që në këtë skemë  qartazi mund ta kuptojmë që se kemi vetëm për shpërndarjen  e ndihmës ekonomike.  Ndihma ekonomike është një ndihmesë që shteti i jep në moment të vështirë një familje për tu riintegruar.

Detyra jonë kryesore është që të orientojmë familjet me probleme ekonomike që e kanë të vështirë të orientohen drejt tregut te punës ti orientojmë. Detyrë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është që për të gjithë që nuk e përfitojnë ndihmën ekonomike por edhe ato që janë me ndihmë ekonomike të ofrojnë dy ose tre mundesi për të hyrë në tregun e punës nëpërmjët kurseve profesionale të ofruara falas nga nga sistemi jonë i arsimit dhe formimit profesional edhe mundësive që ka biznesi lokal për punësim. Në kuadër të mënyrës së re të funksionimit të ndihmës ekonomike  detyra jonë është që ti ofrojmë punë dhe kjo kemi mbasi kemi një shërbim më të mirë ndërmjet ju administratorëve që thoni drejtpërsëdrejti problematikat e familjeve në nevoj, arsyen që janë në këtë gjëndje.

Shumë e rëndësishme është që ne të luftojmë varfërine jo si një sëmundje por si një fenomen që i ka kapur këto familje që kërkojnëë ndihmën ekonomike. Ne të gjitha këto politika i bëjmë me paratë që kemi në dispozicion nga buxheti i shtetit. Kemi mundesi që me këtë ndihmë ekonomike ta bëjmë një familje që të ketë një jetë të denjë. E rëndësishme është që skema të pastrohet nga abuzimet, reforma të ketë ne piksynimin e saj final transparencën dhe barazinë ndërmjet atyre që përfitojnë dhe atyre që nuk e përfitojnë ndihmën ekonomike në mënyrë abuzive.

Për ti bërë të gjitha këto duhet të kemi një kontakt derë më derë me një fushatë shumë mirë të sqaruar për të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike. Unë kam shumë bindjen që të katërta qarqet të jenë simbol i aplikimit rigoraz të kësaj skeme. Po të shohim statistikat kuptojmë që kjo punë është bërë realisht nga bashkitë.

Ajo që ne si ministri, si institucione varësie nga ministria, si pushtet lokal shumë shpejt do duhet të ndertojmë së bashku një pakt për mirëqenie sociale. Ne do duhet të kuptojmë se cfarë shërbimesh ofrojmë në komunitet . Do kalojmë në parlament ligjin për shërbimet shoqërorë pra një kompetencë e rë me pushtetin vendor që të marri një trajtim më të plotë të shërbimeve shoqërore.

Sa jemi në të ndërgjegjshëm që bashkitë e bëjnë këtë me buxhetet aktualë. Kjo është e pamundur prandaj ne do duhet të bëjmë këtë pakt të mirëqenies sociale . Të kemi mundësi që të listojmë shërbimet, se cfarë mundësish kka pushteti lokal, cfarë mundësish kanë partnerët tanë  në ndërtimin e një skeme  funksionale shërbimesh .

Ndihma ekonomike shumë shpejt do të jetë 100% kompetencë e bashkive mbasi kjo skemë ttë jetë e plotë, mbaasi të jetë një skemë e mirëmenaxhuar, të jetë një skemë që nuke lejon abuzimin në mos në një mënyrë në tjëtër. Në momentin që bashkitë me ligjin e ri krijojnë fondin sociale që do jetë  fond i mbështetur në disa burime. Është një filozofi e tërë se kush janë shërbimet që ofron një bashki.

Ne na duhet të bëjmë një hartë shërbimesh ku duhet të përcaktojmë 5-6 shërbime kryesore dhe me këto shërbime të shikojmë se cfarë ofron secila bashki. Eshtë momenti që ne do duhet të kemi një pakt mirëqenie sociale me të gjithë përfaqësuesit duke futur dhe partnerët, donatorët.  Këtë shërbim ta bëjmë jetik për qytetet tona. Eshte një kompetencë e e cila bëhet më mirë nga pushteti vendor duke ditur me mirë hallet e qytetit.
Ju faleminderit!