Hahn: Brukseli s’ka heshtur për drogën në Shqipëri, çështje serioze që duhet zgjidhur

Në një intervistë dhënë për ABC News, Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Hahn tha se Brukseli nuk ka heshtur lidhur me çështjen e drogës në Shqipëri, siç u tha nga përfaqësuesit e opozitës, dy ditë më parë, në takimin e 11 të komitetit të Stabilizim Asocimit Shqipëri- BE.

Gjatë konferencës për shtyp, por edhe gjatë takimit me median dje, duke folur për zbatimin e reformës në drejtësi, ju ju referuat zgjedhjeve, duke thënë që do jetë një rast  i mirë për t’i dhënë shtysë proçesit të reformës në drejtësi. Si ta kuptojmë këtë?

Ajo që desha të them është që normalisht zgjedhjet i shtyjnë forcat politike konkurruese që të ofrojnë diçka, në mënyrë që të rizgjidhen apo të zgjidhen. Ky ishte mesazhi im. Partitë politke që kandidojnë në zgjedhje duhet të jenë nën presionin e ofrimit të rezultateve dhe zbatimit të reformës së drejtësisë. Kjo është ajo që nënkuptova me fjalinë: Le të përdorim zgjedhjet si një oportunitet dhe si një forcë tërheqëse që duhet të shtyjë forcat politike të ecin përpara dhe të mos stagnjojnë.

Ju e keni kondicionuar hapjen e negociatave me zbatimin e reformës në drejtësi. Sa e suksesshme mund të jetë reforma e drejtëissë në një vend ku ka një problem të kutivimit dhe trafikut të drogë ?. Sipas disa shjteteve anëtare dhe ambasadorëve në Tiranë, përveç kultivimit të kanabis, ajo që është edhe më shqetësuese, është paraja që qarkullon nga tranzitimi i heroinës nga Lindja e Mesme përmes Shqipërisë drejt shteteve anëtare të Bashkimit Europian ? Pra si mund të keni sukses ju me reformën në drejtësi kur ka një problem kaq të mprehtë me drogën?

Eshtë pjesë e rutinës së përditshme që një politikan të përballet me çështje të ndryshme. Kjo çështje është një çështje shumë serioze dhe duhet të trajtohet. Di që Shqipëria po bashkëpunon shumë afër me autoritetet  policore italianedhe i bëj thirrje autoriteteve policore shqiptare që të reagojnë dhe të përballen me këtë çështje, pasi këtu ka edhe një rrezik të reputacionit. E di problematikën dhe duhet bërë më shumë për këtë.

Deputetë të opozitës deklaruan dje në Parlamentin Eurpian gjatë takimit të komitetit të siabilizim asocimit, se Komisioni Europian ka heshtur për çështjen e drogës dhe delegacioni në Tiranë nuk ka thënë as dhe një fjalë të vemte për çështjen e drogës. A keni heshtur ju për drogën?

Gjatë debatit që unë pata me eurodeputetët në komisionin e punëve të jashtme sot ju referova kësaj çështjeje. Pra, ne nuk kemi heshtur mbi këtë çështje. Mendoj se është një çështje serioze dhe duhet të trajtohet dhe të zgjidhet dhe në këtë çështje secili duhet të luajë rolin e tij apo rolin e saj.

A dini që çështja e drogës mund të ketë një impakt te zgjedhjet ? Kemi dëgjuar përllogaritje të ndryshme për paranë që del nga droga. Nuk do t’i referohem atyre që flasin për shumë mbi 30 miliardë, por një përllogaritjeje të thjeshtë sipas të cilës, rezulton se në vend mbetet së paku 1 miliard deri në dy miliard  euro nga droga. Me këto para në Shqipëri mund të bësh ç’të duash, mund të blesh madje dhe zgjedhjet. Disa deputetë flasin tashmë për rrezik të zgjedhjeve të jashtëligjshme që mund të prodhojnë edhe një Parlament të jashtëligjshëm? A jeni të vetëdijshëm për këtë impakt që mund të ketë paraja e drogës te zgjedhjet?

Për këtë kemi OSBE/ODHIR që monitoron proçesin si edhe fazën parazgjedhore. Ata do të trajtojnë këtë problem. Nuk dua të bëj komente tani, pasi është kompetencë e tyre të shohin se si do të bëhet përgatitjtja e zgjedhjeve, si do bëhet fushata, nëse do ketë abuzime që nuk do të jenë në përputhje me standartet tona dhe sigurisht që ata do raportojnë për këtë.

 

Eurodeputetët kanë shprehur shqetësim për mungesën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Cili është këndvështrimi juaj për këtë?

Të gjitha këto elemente bëjnë pjesë tek kuadri i përgjithshëm, ku aprovimi i ligjit është një gjë dhe zbatimi është një tjetër dhe ky është më i rëndësishmi dhe më sfiduesi. Ndaj ne presim rezultate e para të dukshme  të zbatimit në fusha të ndryshme për të bërë të mundur hapjen e negociatave.