Kreu i ri i KQZ: Për votimin elektronik s’ka kohë, numërimi të bëhet në qendrën e votimit

Denar Biba, kreu i sapozgjedhur i KQZ-së, thotë se votimi elektrinik në 2017-ën “nuk është zgjedhja më e artë”. Në një intervistë për Shekullin, në është e mundur që procesi i numërimit dhe votimit elektronik të realizohet në Shqipëri, Biba shprehet:

“E shtruar kështu, kjo pyetje mund të marrë vetëm përgjigje pozitive. Shqipëria nuk është ndonjë vend i humbur në zemër të Afrikës apo diku ën stepë. Nga ana tjetër, dua të vërej se elektronika nuk është patjetër zgjidhja më e artë. Fakti që vende shumë më të përparuara se Shqipëria si ën lidhje me demokracinë edhe me teknologjinë, sërish vijojnw t’i organizojnë dhe zhvillojnë zgjedhjet përmes metodave konvencionale, tradicionale, është shumë domethënës. Teknologjia tek ne u pa si shpëtimtare në mungesë të besimit reciprok mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje, por nuk ka asnjë provë sot në botën e qytetëruar se besimi vjen nga teknologjia. Akoma më tej, zbatimi I proceseve si ato që ju përmendni në të gjithë vendin kanë një kosto të lartë dhe mbi të gjitha kërkojnë një familjaritet shumë më të madh nga ky që ka sot votuesi I zakonshëm shqiptar me teknologjinë. Këto nga ana tjetër kërkojnë kohë, kohë që të paktën për zgjedhjet e 2017-ës nuk e kemi më.”

Po ashtu, Biba propozon dhe diçka tjetër lidhur me numërimin e fletëve të votimit. Sipas tij, dorëzimi I kutive në qendrat e numërimit kërkon kohë, rrugët nuk janë të asfaltuara, njerëzit të lodhur ndaj do të ishte mirë të merrej shembulli i Kosovës, “ku votat numërohen direkt në qendrën e votimit e kjo tërheq vëmendjen në mënyrë shumë pozitive. Zgjedhjet pra, janë aty. Por duhet besim për t’i zbatuar.”