Presidencialet 2016 – Trump e Clinton përqëndrohen tek ekonomia pak ditë para zgjedhjeve

Ndërsa sondazhet tregojnë se Donald Trump po fiton mbështetje gjithnjë e më shumë, Hillary Clinton ka mbajtur tubime në shtetet që konsiderohen të sigurta për demokratët.

Dy ekipet e kandidatëve në ditët e fundit e kanë përqëndruar synimin e tyre më shumë në marrjen e votës nga përkrahësit e sigurtë se sa në tundimin e atyre që janë të pavendosur.

Në fjalimet e tyre të fundit drejtuar votuesve, si Trump ashtu dhe Clinton e kanë vënë theksin tek forca e ekonomisë, me kandidaten demokrate që thotë ka ende vend për të bërë më mirë, ndërsa për republikanin ka qenë një dështim i vërtetë në këto vitet e fundit.

Me 4 ditë të mbetura nga zgjedhjet në SHBA, të dy kandidatët sulmuan njëri-tjetrin si person jo i duhur për të udhëhequr vendin.

Për momentin Clinton kryeson mbi Trump me 5%, sipas sondazheve të Reuters, avantazh të cilin e ka mbajtur gjithnjë karshi kundërshtarit të saj, edhe pse ditë më parë sipas NBC dhe Ëashington Post, Trump e kaloi për herë të parë kandidaten demokrate.