Paskal Milo: Çfarë më tha ish-Kryeministri grek Simitis në vitin 1999 për çështjen çame

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka zbuluar një detaj të pathënë më parë, të takimit të vitit 1999 në Athinë, kur së bashku me kryeministrin e asaj kohe Ilir Meta ngritën për herë të parë Çështjen Çame.

Ndërsa kryeministri grek Simitis gjatë konferencës për shtyp mohoi ekzistencën e Çështjes Çame, duke vënë në siklet palën shqiptare, Milo tregon se kur e ka pyetur jashtë kamerave Simitis se përse mbajti këtë qëndrim kur çështja u diskutua në takim ai u përgjigj: “Pse si mendoni ju, se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu?!”.

Në intervistë për Report TV, Milo thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

Milo ka folur dhe për librin e tij më të fundit “Udhëkryqe shqiptaro gjermane” ndërsa i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që Gjermania të ketë statusin e partnerit strategjik.

Për sa i përket politikës së brendshme Milo tha se ende nuk e ka vendosur se me kë do të jetë në koalacion për zgjedhjet e 2017 por shtoi se marrëdhëniet politike sot me Ramën janë zero.

Intervista e plotë: 

Ju keni keni nxjerrë sot në botim librin tuaj më të fundit që e keni quajtur Udhëkryqe shqiptaro gjermane’ Pse këtë emër?
Jo pa qëllim e kam quajtur kështu sepse marrëdhëniet mes dy vendeve kanë patur ulje dhe ngritje. Në udhëkryq njeriu takohet edhe në momente të mira dhe jo të mira, dhe prandaj unë e kam qujtur udhëkryqe.

A mund të themi ne sot se një pjesë e Ballit Kombëtar që bashkëpunoi me nazistët erdhi si pasojë e  prishjes së marrëveshjes së Mukjes?
Unë kam folur për Mukjen, ku e kam trajtuar gjërësisht Mukjen dhe prishjen e marrëveshjes. Mukja në vetvete ishte një përpjekje për të bërë kompromis. Por kjo përpjekje u pa me dyshime nga të dyja palët dhe nuk ishin të sinqertë me njëri-tjetrin. Nxitje për të prishur marrëveshjen e Mukjes ishte nga Partia Komuniste. Kjo ka ndodhur për një arsye, për luftën për pushtet. Komunistët nuk mund ta pranonin që të kishin të njejtin pushtet me ballistët. I pari që prishi marrëveshjen dhe provokoi konfliktin, ishte Enver Hoxha dhe Partia Komuniste i cili në shtator dhe 1 tetor në vitin ‘43 përmes një letre u shpreh se nuk ka pajtim me Ballin, por luftë deri në fund. Ai urdhëron forcat në terren të luftojnë më Ballin. Balli më pas bëri gabimin fatal që me Mit’hat Frashërin ju dërgoi një letër organizatave të Ballit Kombëtar ku shkruan se përkohësisht nuk duhet t’i luftojmë gjermanët dhe të presim. Kjo vjen në kohën kur gjermanët kishin më pak se një muaj në vendin tonë. Balli heq dorë nga lufta. Kjo e çoi për të luftuar forcat partizane, dhe ku bëri më pas bashkëpunim me forcat gjermane.

Jeni dakort me dekorimin e 67 ballistëve nga Presidenti Nishani?
Fillimisht dua të jap mendimin tim për ngjarjen. Ngjarja është kriminale pa dyshim të vrasësh njerëz të pafajshëm. Njerëzit sot duhet të kuptojnë që në vitin ’43-‘44 njerëzit në radhën e ballit Kombëtar mobilizoheshin me imponim. Manastirliu ishte pronari, ndërsa fshatarët donin apo nuk donin bashkoheshin me çetën e tij sepse ai u hiqte bukën e gojës. Ishin njerëz të gënjyer që nuk njihnin parimet e Ballit Kombëtar. Ne nuk duhet të keqpërdorim një ngjarje historike për qëllime politike të ditës. Presidenca e sotme nuk mundi të dalë përtej përkatësisë partike, nga rrjedh presidenti. Nishani duhej të këshillohej me profesionistë përpara se të kryente një veprim që i hodhi më shumë benzinë zjarrit. Për mua ky dekorim mbron tezën e Luftës Civile .

Ne jemi pajtuar me gjermanët, italianët, por ballistët dhe partizanët nuk janë pajtuar akoma? Kush është përgjegjës?

Ky nuk është defekt i sotëm i shqiptarëve, është një defekt gjenetik i shqiptarëve. Gjithmonë në jetën e brendshme politike shqiptarët kanë pasur luftë për pushtet, larg së krijuari një shtet demokatik dhe të pavarur. Unë e quaj absurditet që sot shqiptarët të diskutojnë për Luftën e Dytë Botërore. Ne duhet ta kujtojmë me respekt luftën nacionalçlirimtare.

Po sot kemi udhëkryq apo kemi marrëdhënie më të mira me Gjermaninë?
Marrëdhëniet me Gjermaninë mund t’i konsiderojmë shumë të mira. Gjermania është një partner kritik edhe në marrëdhëniet me Shqipërinë, në kuptimin që Gjermania mbështet po nuk toleron në plotësimin e të gjitha kushteve nga BE. Gjermania sot ka një rol shumë të rëndësishëm në BE dhe pa dyshim dhe pasja e marrëdhënieve të mira me Gjermaninë është gjë positive. Qeveria mundohet ta konsiderojë një vend mbështetës por sot Gjermania nuk është partner strategjik ndonëse se është fuqia më e madhe e Europës .  Këshilla ime për qeverinë është që Gjermania te futet në vendet që njihen zyrtarisht si partner strategjik.

Kjo vizitë e Ramës në Gjermani, mund të ndikojë tek ato vende që janë të luhatura për integrimin e Shqipërisë. Ju e mendoni që Gjermania mund ti imponohet Athinës në rast të një vetoje të Greqisë për shkak të marrëdhënie të acaruara që kemi aktualisht?

Më lejoni që të them se në bazë të informacinit që kam, mendoj që Komisioni Europian do të japë një rekomandim të përshkallëzuar për Shqipërinë për hapjen e negoaciatave. Do japë parimisht rekomandimin pozitivish, po do t’i kushtësojë hapjen reale të negociatave me plotësimim e disa parametrave të tjera që kryesorja do të jetë zbatimi i Reformës në Drejtësi, dhe mundet të ketë një klauzolë kundër fenomenit të kanabisit.

A mundet që Gjermania të jetë ndikuese tek vendet e lëkundura?
Gjermania që prej 3 vitesh në kuadër të procesit të Berlinit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e vendeve të Ballkanit. Në këtë kuadër Gjermania mbështet edhe Shqipërinë. Kërkon të krijojë një klimë pajtuese në Ballkan. Gjermania është një faktor kryesor që ka marrë një rol udhëheqës në procesin e inegrimin e Ballkanit Lindor në Bashkimin Europian.

Flasim pak për konfliktin e sotëm më Greqinë. Deklarata e sotme Omonias për Himarën ku përmendet vazhdimisht komuniteti Helen i Himarës. A është një term i lejuar?
Këtu kemi të bëjmë me një abuzim me historinë nga të gjitha palët. Unë i ndjek me shumë vemendje. I kam ndjekur edhe dje në Kuvend, që i konsideroj abuzime të historisë për qëllime poltike. Kemi polemika me një vend partner që unë i konsideroj të palogjikshme. Të dy vendet kanë probleme të përbashkëta dhe nuk mund të zgjidhen me luftë, por me qetësi me argumente. Për mua sa më pak retorikë dhe folklor parlamentar, aq më shumë krijohet mundësia për një kompromis.

Mund të arrihet ky kompromis me Greqinë para dhjetorit ku vendoset për hapjen e negociatave ?
Është shkuar shumë larg në retorikën akuzuese, saqë një muaj nuk mundet të sheshojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Greqia mund të vendos veton?
Unë nuk dua ta besoj por që në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë.

Ku janë marrëdhëniet me Ramën sot? Në zgjedhjet e 2017-ës si do jenë këto marrëdhënie?
Nëse do ta pranoja termin mik, do thoja se janë shumë të mira. Por në nivelin politik janë zëro. Ju e dini mirë që përcaktimi i nivelit të marrëdhënieve të dy partive politike, që kanë qenë aleate, nuk mund të varen nga më i vogli por nga më i madhi.

Në inagurimin e librit tuaj sot ishte ishte Meta, ishte sinjal bashkëpunimi?
Ne kemi një përvojë njohje dhe bashkëpunimi 25-vjeçare. Ne kemi pasur bashkëpunime, kur ai ishte kryeministër dhe unë ministër i jashtëm.

Madje ishit ju ekipi që ngritët në Athinë çështjen çame për herë të parë ku Meta ishte kryeministrit dhe ju ministër i Jashtëm në vitin 1999. Si u trajtua atëhërë cështja came dhe a ka ndryshim me mënyrën si po trajtohet sot ?
Ai moment ishte një moment menaxhimi i qetë diplomatic me shumë finesë dhe që të dy kryeministrit dhe unë që kam qenë present në takim e kemi trajtuar me realizëm por duke patur parasysh që është një ceshtje shume delicate sapo behet publike ndez gjakrat e palëve.

Po në takimin brenda me ju si reagoi kryeministri grek ndaj Çështjes Çame që ju parashtruat?
Do ju them vetëm një fjalë që po e them për herë të parë në studio . Kur e kam pyetur ish-kryeministrin e Greqisë në ate kohë Simitis duke i thënë që me  deklaratën tuaj para gazetarëve ju e keni vënë çështjen came në një pozitë mohuese dhe ne në një pozitë aspak të favorshme ai mu pëgjigj:  Pse si mendoni ju se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu”.Pra  unë mendoj që çështje të tilla delicate nuk zgjidhen duke i nxjerrë në pazar dhe duke akuzuar me terma të forta atë më të cilin kërkon që të arrish marrëveshjen .  Sepse në mes janë ngjarje që i ka rënduar e kaluara, kur ju shtohen edhe emocionet e ditës dhe llogaritë e përditshmërisë politike  atëherë bëhet sikur ju hidhet benzinë zjarrit. Në vend që të shuajnë zjarrin, qeveritarët bëjnë të kundërtën, godasin njëri tjetrin, bëjnë replika me një gjuhë aspak diplomatike.

Më kë do jeni në kuoalicion në 2017-ën? Akoma nuk e keni vendosur?
Ka një pikëpyetje të madhe përpara.

/Report tv/