Myslimanin e lë dhe gruaja e dytë: Është magji, po më nxirrni nga burgu gruan e parë

Myslimani i devotshëm Besnik Basha nga Fushë Bulqiza, beson se i kanë bërë magji. Kjo për faktin se rrjedha e jetës i ka marrë për keq. U martua me dy gra me të cilat ka 10 fëmijë, por tani ka mbetur fillikat.

Gruaja e parë Rudina Basha ka përfunduar në burg në korrik të këtij viti pasi në gjendje të thellë depresive desh e masakroi me thikë Besnikun, babanë e 6 fëmijëve të saj pas ngjarjes, fëmijët shkuan tek prindërit e Rudinës.

Edhe pse 45 – vjeçari e fali të shoqen dhe bëri apel që të lirohej, Rudina vazhdon të qëndrojë në qeli.

Ndërkohë, 10 ditë më parë, Basha është braktisur edhe nga gruaja e dytë me të cilën ka 4 fëmijë.

Ai deklaroi për GSH se dy gratë duhet të rikthehen tek ai. “Jam shumë i shqetësuar nga gjithçka që po më ndodh. Fëmijët e mi kanë ngelur rrugëve. Unë nuk jam në gjendje ta përballoj një situatë të tillë. Organet e drejtësisë duhet të lirojnë sa më shpejt nga burgu, gruan time të parë që të kujdeset për 6 fëmijët. Nuk mjaftoi kjo, por edhe gruaja e dytë më iku nga shtëpia ngaqë mendon se ajo është shkak i sherrit mes meje dhe gruas së parë. “