“Tetori- Muaji i leximit”, aktivitete të shumta për publikun në Berat

Gjatë muajit Tetor 2016, tradicionalisht muaji i letërsisë dhe i kulturës dhe këtë vit i shpallur nga Ministria e Kulturës si muaji i leximit, Biblioteka Publike “Vexhi Buharaja” organizoi e mbështetur nga Bashkia e Beratit dhe në bashkëpunim me Drejtorine Rajonale të Kultures Kombetare (DRKK) – Berat një seri me aktivitete të ndryshme kulturore.

Përgjatë muajit u realizuan orë të hapura leximi në gjimnazet “Kristaq Capo” dhe “Babe Dudë Karbunara”; Leximë të perrallave të zgjedhura në kopshtin “Barrikada”; Lexime tregimesh me fëmije në shkollën “1 Maji” të përkthyera nga përkthyesi beratas z.Miltiadh Bode; Promovimi i librit kushtuar bandës frymore të qytetit te Beratit dhe historikut te saj, i autorit beratas z.Stavri Bobo; Promovimi i monografise historike “Shqiperia dhe Çështja e kufijve Shqiptaro-Grek” i autorit Shqiptar të emigruar herët në SH.B.A. Nuci Kota; Promovimi i ciklit të plotë të shkrimtarit të njohur Antoni Çehov, të sjelle në gjuhën Shqipe nga përkthyesi beratas z.Jorgji Doksani dhe të botuar nga një tjetër beratas, z.Xhevahir Lleshi i shtëpisë botuese “Uegen” Takimet e organizuara iu kushtuan prezantimit të kultures së shkruar me arritjet më të fundit të saj që mbajnë gjurmën e letrarëve të qytetit tonë.

Ato gjithashtu himnizuan aktin e leximit, si gur themeli i civilizimit dhe i progresit shoqëror. Bashkia e Beratit e përfaqesuar nga Kryetari z.Petrit Sinaj, Zv.Kryetarja znj. Teuta Mucogllava, Drejtori i Kultures në Bashki z.Renuard Mimani i mbeshteti rregullisht takimet duke percjelle mesazhe për afrimin e kategorive të ndryshme të komunitetit me librin dhe leximin. Nga DRKK-ja e Beratit, takimet u ndoqën dhe u asistuan nga Drejtori i saj z.Eugen Kallfa, specialistet znj. Eva Demaj dhe z.Milto Bibo.

 Interes dhe bashkepunim pati nga stafet e shkollave dhe kopshteve, mesuesit dhe edukatoret e talentuar znj. Yllka Ramaj, z.Fatbardh Dervishi, znj. Valentina Nasufi, znj. Aida Laska, z. Yzedin Hajdari, z.Sokol Ferro, znj. Anila Azizolli, znj. Entela Ramaj, znj. Entela Bendo etj. Aktivitetet u përcollen nga një numër i madh nxënësish, mësuesish, anëtarë të komunitetit, lexues, krijues, intelektualeë, miq të librit dhe të bibliotekës. Ato i shërbejnë forcimit të kohezionit shoqëror nëpërmjet rrugës së leximit dhe dashurisë për librin.

berat-2