“Po s’më dhe 300 mijë lekë, i ke fotot lakuriq nëpër web-e”

Ky është një kërcënim i mbërritur në Facebook-un e një vajze, siç raporton ‘Panorama’.

Menjëherë pas këtij kërcënimi, vajza flet me djalin dhe lënë një vendtakim për të dorëzuar lekët.

Pikërisht aty, vajza njofton edhe policinë dhe bëhet i mundur arrestimi i të riut 17-vjecar A.B, që kishte hapur një profil fallco me ermin Agron S. Ai në bashkëpunim me dy shokë të tjerë të tij, kishin kërcënuar vajzën.

Më pas, të tre të rinjtë u lanë nga gjykata në lirim me kusht që të mos ndërprisnin shkollimin.

Biseda kërcënuese në Facebook:

Agron S.: Hej ckemi. Si je, mire? Desha te thoja dicka. Ka te beje ne lidhje me ty. Mire?

P.E. : Kush je ti?

Agron. S. : Njeri qe di shume gjera per ty. Hym ne teme. Une kam nja me shume se 30 foto nudo te tuat. Une du 300 milek po deshe mos ta marri vesh familja jote ose e gjithe shkolla, kujdo. A more vesh? Kaq t’them. N’qoft se bo bllok a naj gjo edhe nuk fol dije se per 24 ore i ke t’shperndame. Ok? A more vesh? Fol, se po sfole keq per veten tate. Me zarf i ke fotot. ti coj te dera e shpis.

P.E. : Ku i ke fotot ti, ku i ke marr? Ku je te vij te jap parate.