Adresat e votuesve, regjistri i gjendjes civile do njësohet me atë të adresave

Nga 15 nëntori 1200 të rinj në mbarë vendin do të nisin procesin e popullimit, për ngritjen e Regjistrit Kombëtar të Adresave.

“Intervistuesit do të kërkojnë dokument identifikimi dhe dokumenta të tjera që faktojnë pronësinë mbi pronën që qytetarët shqiptarë mos identifikohen nga vende rrethanore, për shembull  “Brrylli”, “Pallati me shigjeta” apo “Komuna e Parisit””, shprehet Bledar Doracaj, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjëndjes Civile thotë për Top Channel se falë këtij procesi synohet edhe heqja përfundimtare nga listat zgjedhore e votuesve pa adresë.

“Aktualisht kemi 300 mijë persona me kodet 999 888 dhe 000 dhe besojnë se falë këtij procesi do e çojmë numrin në 0. Ajo çka është e rëndësishme është se po ketë vit do kemi edhe shkrirjen e regjistrit përfundimtar të gjëndjes civile dhe atij të adresave, në një i vetëm”, tha Doracaj.

Doracaj thotë se 1200 të rinjtë dhe të rejat do të rekrutohen në bazë të procedurave rigoroze që janë hartuar më herët, ndërsa procesi parashikohet të zgjasë 6 muaj. TCh