Joleza në fushatë për Clinton, flet për ish-qeverinë “Berisha”

Ish kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila po merr pjesë në fushatën që po bëhet për zgjedhjet që do të mbahen në Amerikës, ka zbuluar një sekret të vogël që jo të gjithë e dimë.

Në një foto në Facebook, ajo ka postuar një foto të një telefoni, që sipas Jolezës është përdorur edhe në zgjedhjet për të anketuar amerikanët në kohën kur president i SHBA-ve u zgjodh Barak Obama.

“Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë. I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi. Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në FRESSH, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur. Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale”, shkruan Joleza Koka.