Shtyhen regjistrimet në universitete, 3 raunde nga 48 orë

Sot sipas udhëzime, mbyllen zyrtarisht regjistrimet për në Universitete, ku dhe MAS ka deklaruar se janë ende 4500 kuota të lira. Sakaq, referuar afatit të përcaktuar ku të gjithë maturantët që kanë rezultuar fitues mund të regjistroheshin sot deri në orën 19:00, shihet mundesia e shtyrjes.

Pas përfundimit sot të afatit të mëparshëm të vendosur në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Lajmi është konfirmuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata. “Pas kërkesës të rektorëve të universiteteve publike, nga Ministria e Arsimit u aprovua shtyrja edhe për 3 raunde nga 48 orë të periudhës të rregjistrimit në Universitet!”, bëri të ditur Gjata.

Ndërkohë në shumë universitete vijon të ketë kuota të lira. Sipas vendimit të sotëm, vetëm pas datës 2 nëntor mund të ketë një numër të saktë të studentëve të regjistruar në shkollat e larta. Deri më tani janë realizuar 6 faza regjistrimi, por ende procesi duket larg fundit.

Mësohet se regjistrimi do të bëhet në 3 faza:

faza e parë në 27-28 tetor;

faza e dytë në 29-30 tetor;

faza e tretë në 31 tetor-1 nëntor.

Ndërkohë mësohet se në Universitetin e Mjekësisë kanë mbetur 93 vende bosh.

Infermieri 7 kota të lira;

Logopedi 13 kuota te lira;

Imazheri 19 kuota të lira;

Fizioterapia 17 kuota të lira;

Teknik Laborant 17 kuota të lira;

Mami kanë mbetur 7 kuota të lira;

Farmaci 14 kuota lira,

Stomatologji, 8 kuota të lira.

Kjo shtyrje bëhet me qëllim që të plotësohen kuotat e mbetura ende në universitet.