Njerëzit e Televizionit Shqiptar, fotoja e papublikuar e vitit 1988

Kanë qenë të vetmit për të cilët milion shqiptarë, braktisnin cdo punë, kjo për ti ndjekur ata çdo mbrëmje. Kjo pasi ishte e vetmja mënyrë pasi ata ishin në të vetmin televizion që kishin mundësi të shihnin për disa dekada rresht.

Ata ishin “pjestarë” të familjeve shqiptare me të famshmen “Revista Televizive” dhe disa programe të tjerë.

Nostalgjist, ish-gazetari i Radio-Televizionit Shqiptar, Milto Baka, ka publikuar një foto të punonjësve të Redaksisë së Informacionit në vitin 1988. Në foto spikasin Amalia Dhamo, Tefta Radi, Ferdinant Samarxhi, Arian Negro, Gazmir Shtino, Dhimitër Gjoka, Bujar Kore, Lirim Zalla, Artur Himçi, Vladimir Grillo, Astrit Kazaferi dhe Xhevdet Shmili.

Deri në vitin 1990, Televizioni Shqiptar transmetonte një program të reduktuar vetëm gjatë orëve të pasdites, që mbyllej në mbrëmje.