Në listën e emrave që mund ta marrin drejtimin e Interit figuron edhe Gianni De Biasi.
Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazzaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për pankinen zikaltër.
Emrat e tjerë që lakohen janë Fabio Capello, Francesco Guidolin, Laurent Blanc e të tjerë, transmeton TCH.
Nerazzurët janë duke menduar që ta ndërrojnë Frank De Boerin pas rezultateve jo te kënaqshme të skuadrës.