Vrasin gardistin, arratisen qindra të dënuar

Të rradha janë rastet kur një i burgosur të arratiset por që të largohet gjysma e të dënuarve, vetëm në filma ndodh. Sipas agjencisë së lajmeve, ”Reterus”, e cila pohon se të paktën 174 të dënuar në një burg në Haiti, kanë dalë nga aty pas vrasjes së një gardiani e vjedhjes së armëve.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se ngjarja ka ndodhur në burgun e Arcahaie-s në veri të vendit.

Pas arratisjes bëhet me dije se ka nisur një operacion i madh për kapjen e tyre, ku sakaq autoritetet vendase kanë njoftuar se për këtë janë aktivizuar edhe trupat paqeruajtëse të OKB-së. Mosmbajtja e uniformave do t’ua bëj më të lehtë arratisjen të burgosurve. Të dënuarit hynë në një zonë të përdorur nga gardianet, duke vjedhur të paktën 5 pushkë, mes municioneve të tjera. Ndërkohë një nga rojet u qëllua për vdekje.

“Një i burgosur kishte humbur jetën si pasojë e përplasjes së kokës, pas rrëzimit nga një mur, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë arratisjes nga burgu që gjenden në veri të kryeqytetit Porto o Prince”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë në Haiti Camille Edouard Junior. Ambasada amerikane në Haiti paralajmëroi shtetasit e saj të tregojnë kujdes e të shmangin zonën.