Ndërhyrja e ushtrisë në luftën kundër drogës, Tahiri: Propozimi i Manjanit i pasaktë

Gjatë konferenëcs për shtyp, ku bëri me dije ashpërsimin e dënimeve për kultivuesit dhe trafikuesit e kanabisit ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit.

Unë e dëgjova kolegun Manjani. E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni. Besoj se është një angazhim i pasaktë, por besoj se hyn tek propozimet e dëshirës së mirë.

Unë besoj që puna jonë nuk bëhet as nëpërmjet konferencave të shtypit, por bëhet duke marrë masat e nevojshme, të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm në parandalimin e këtij fenomeni.

Duke shfrytëzuar vullnetin e mirë të kolegut Manjani, besoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të sjellin rezultate të menjëhershme dhe të qëndrueshme në kohë. Unë jam shumë i hapur për propozimet e çdokujt, e jo më të një kolegut tim, sugjerimet e të cilit i mirëpres në çdo kohë”- u shpreh ministri Tahiri.

Ndërkaq ai tha se edhe opozita është mirëpritur në këtë betejë, e cila nuk do të jetë një suskes i qeverisë.