Gjiknuri inspekton Vaun e Dejës: Situata nën kontroll, nuk do kemi probleme me energjinë

Në muajt në vijim nuk do të ketë probleme me energjinë, pasi situata me hidrocentralet në vend është nën kontroll. Këtë e ka shprehur ditën e sotme ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, teksa ka inspektuar investimet në Vaun e Dejës. Teksa u shpreh në tre vitet e fundit investimet e qeverisë në sektorin e energjetik kanë përmirësuar rrjetin, ministri Gjiknuri tha se në Vaun e Dejës është investuar për sigurimin e digave.

“Në tre vite vala e investimeve në sektorin energjetik ka përmirësuar rrjetin. Janë kryer investime këtu në Vaun e Dejës për sigurimin e digave. Në muajt në vijim nuk do të ketë probleme për energjinë sepse situata është nen kontroll së bashku me hidrocentralet. Nuk kemi patur përmbytje dhe besoj se nuk do të kemi, sepse kemi respektuar rregullat. Ne nuk kemi vepruar si qeveria tjetër ku kryeministri hapte portat e bënte shkarkimet me telefon”, u shpreh ministri Gjiknuri.