Kampioni kthehet në atdhe, Gjetan Keta tregon fitoren ndaj Sarbayev

Gjetan Keta të dielën arriti një fitore mjaft të rëndësishme përballë boksierit kazak, Vasili Sarbayev. Luftëtari shqiptar tashmë i përfshirë në peshat super të mesme u shfaq dominues gjatë gjithë takimit. 33 vjecari tregon përshtypjet e tij në lidhje me këtë përballje, duke pohuar gjithashtu se mbështetja e publikut dhe vecanërisht e familjarëve të heroit Adem Jashari i shërbyen si një shtysë e madhe për të siguruar fitoren

Ndeshja ishte e fortë, ishte test për mua. Jam mësuar të fitoj me nokaut, por ndeshja ishte e fortë dhe thashë më mirë po fitoj me pikë. Fansat janë mbështetësit e mi për të marrë më shumë forcë për të fituar.

Iron Mike Keta u ndal më pas tek supersfida e rradhës kundër gjermanit Vince Feigenbutz  e cila do të zhvillohet në Karlsruche më 3 dhjetor dhe që do të përjetohet me interes maksimal në Shqipëri e Gjermani

Në Gjermani e mbajnë si Tyson se është i ri dhe po fiton shumë ndeshje me nokaut. Jam mësuar me këto luftëra. Do jetë e vështirë po do ja dalim me sukses.

Gjetan Keta konsiderohet me të drejtë boksieri më i mirë shqiptar i momentit. Një fitore e mundshme ndaj gjermanit Feigenbutz do ta projektonte drejt titullit kampion bote në WBA.