Përmbytjet në Laç, Panariti: Evakuim i popullatës

Situata nga përmbytjet në Laç vijon të jetë e rëndë. Dhjetëra banesa në Sanxhak pranë stadiumit janë të përmbytura, ndërsa 6 familje në Milot janë evakuuar. Në zonat më problematike kanë mbërritur edhe forca të ushtrisë të cilat po u vinë në ndihmë banorëve.

Mjetet e bordet të kullimit kanë nisur punën për riparimin e pjesëve të dëmtuara të përroit që doli nga shtrati në Laç.

Ministri Panariti i cili shkoi në zonat e përmbytura paralajmëroi se shirat do të vijojnë, ndërsa tha se po përgatiten për evakuuimin e popullatës.

Situata është kritike, ne po e ndjekim në vazhdim. Per fat të keq tendeca është që të kemi reshje. Nesër dhe pasnesër do të kemi përsëri shi. Kështu që do të përgatitemi për evakuuim të popullatës. Ndërkohë kanali i ujërave të larta është plot. Ka tendencë për të derdhur ujin edhe në tokat përreth duke rrezikuar edhe vendbanimet, prandaj situata do të vijojë të jetë nën mbikqyrje dhe ne jemi në kontakt ne banorëet er zonës për një evakuuim të mundshëm. Kanali ka mbajtur vërshim të ujërave te larta, kjo është një situatë anormale. Ka pasur rreth 6 orë reshje pa pushim. 110 mm shi kanë rënë në një interval kaq të shkurtër kur normalisht është intesiteti mujor. Do të tentojmë të zhbllokojmë grykat e kanalave. Do të vëzhgojmë siutuatën dhe do të ndërhyjmë aty ku rrezikohen jetetët njerëzore”, tha ai.