Baltik – Putin: Raketat Iskander nuk janë sekret, janë pjesë e stërvitjes

Rusia ka konfirmuar  vendosjen e raketave Iskander, ose të afta për të lëshuar mbushje bërthamore në Kaliningrad, në kufi mes Polonisë dhe Lituansië. Në një deklaratë, Kremlini tha se arsenali ushtarak përfshirë raketat Iskander është stacionuar në enklavën ruse si pjesë e trajnimit ushtarak të forcave të armatosura ruse dhe  nuk është një sekret.

Kjo lëvizje e Rusisë është interpretuar nga perëndimi si një hakmarrje e ish vendit sovjetik për rritjen e aktivitettit ushtarak të natos përgjatë kufirit me rusinë. 650 trupa britanike janë vendosur në europën lindore me qëllim frenimin e eskpansionit rus, teksa veprimet e putin do të rrisin  presionin mbi anëtarët e NATO-s për të rriturkontributin e tyre në mbrojtjen e Evropës.

Lituania ka kudnërshtau dhe protestuar kundër veprimeve të moskës, teksa gjarmania, pak ditë më parë nëpërmjet minsitrit të jashtëm tha se tensionet mes rusisë dhe perndimit janë më të larta se gjatë luftës së ftohtë. Edhe polonia reagoi ashpër, duke u shprehur se vendosja e raketave iskander  është kërcenimi më i madh i sigurisë së vendit të tyre. Iskander godasin deri në 450 milje larg, duke arritur deri në kryeqytetin gjerman berlin, varshavë e konpenhagen.

Përpos trupave britanike, NATO është duke përgatitur një forcë të shpejtë reagimi për ta vendosur në lindje të europës,  me bazë në estoni. Sekretari britaik i mbrojtjes Sir Michael Fallon paralajmëroi të dielën për agresivutetin në rritje të rusisë, duke u shprehur se  dukshëm rusia ka vendosur të konkurrojë perëndimin dhe refuzon të jetë partntere e tij.