Atentat në Tiranë/ 28 vjeçari qëllohet me armë zjarri pas sherrit në “Facebook”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë. Nga informacionet e para bëhet me dije se një person është gjetur i plagosur dhe pa ndjenja nga një kalimtar afër Qytetit të Nxënësit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku kalimtari ka gjetur një person të shtrirë dhe pa ndjenja në tokë. Ai ka lajmëruar menjëherë ambulancën dhe i plagosuri është dërguar në spital me urgjencë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se i plagosuri është A.K. 28 vjeç. Mësohet se ai ka pasur një sherr me tre të rinj të tjerë. Dyshohet se sherri ka nisur pas një mosmarrëveshje në rrjetet sociale.

Policia ka identifikuar tre autorët e plagosjes dhe i ka shpallur në kërkim. Sa i përket dinamikës së ngjarjes, dyshohet se autorët i kanë zënë pritë viktimës dhe e kanë qëlluar me armë.