Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, motori përplaset me makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë mbrëmjen e sotme, ku është përplasur një motor me një makinë.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se ka qenë motori ai që është përplasur me automjetin, çka ka bërë që drejtuesi i tij 44 vjeçar të marrë plagë të rënda dhe të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe në trup, ndërsa është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë të qarta.