OKB-ja: ‘Alepo do shkatërrohet brenda 2 muajve,

Alepo lindor, i cili kontrollohet nga rebelët, në veri të Sirisë, mund të shkatërrohet tërësisht brenda dy muajve, si dhe mijëra persona do të vriten, njofton i dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura.

Mistura u ka thënë gazetarëve se ai personalisht është i përgatitur që t’i shoqërojë xhihadistët e lidhur me Al-Qaedan, që të dalin nga qyteti i Alepos, nëse kjo do ta ndalte luftën.

Ai i është lutur Rusisë dhe Sirisë që të mos e shkatërrojnë Alepos për hir të eliminimit të militantëve.

OKB-ja thotë se 275 mijë civilë janë të ngujuar në Alepon lindore të shkatërruar nga lufta.

“Puna është se, në maksimum, brenda dy muajve qyteti i Alepos lindore, nëse vazhdohet kështu, do të shkatërrohet krejtësisht,” tha ai.

“Mijëra civilë sirianë, jo terroristë, do të vriten dhe shumë do të plagosen,” tha ai