Kukës, çifti kapet me 73 kg kanabis në makinë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre një femër, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia e Kukësit arrestoi Shaqir Durakun 39 vjeç,  banues në fshatin Morinë si dhe Albulena Berishën 22 vjeçe,  banuese në Prizren.

Arrestimi i  këtyre shtetasve  u bë pasi gjatë kontrollit  të ushtruar  në automjetin tip “Benz” me targa AA 448 OZ, me drejtues mjeti shtetasin Shaqir Duraku dhe pasagjere shtetasen Albulena Berisha, në pjesën e bagazhit,  u gjetën dhe u sekuestruan 73 kg  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike si dhe automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan për  veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

9