Gjiknuri: Menaxhimi i kaskadës shpikje e Berishës, depozitojmë energjinë

Ministri i Energjise dhe Tregtise, Damian Gjiknuri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku po shqyrtohet nen per nen dhe me pas te miratohet buxheti 2014.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri sqaroi sërish se nuk ka menaxhim të kaskadës së Drinit, por kompania që ka fituar tenderin do të bëjë depozitimin e energjisë elektrike.

Sipas tij, ky është një proces i cili depoziton energjinë në rastet kur prurjet janë të mëdha.

“KESH ka humbur çdo vit miliona euro në kurriz të shqiptarëve. Ndaj pas konsulencave vendosi të shpallë një garë për kompani që marrin përsipër depozitimin e energjisë elektrike. Ky është një operacion që nuk rregullohet nga ligji. Kur ka reshje të shumta kur uji derdhej kot apo energjia shitej nën kosto, depozituesi e përdor më mirë.

Nuk kemi të bëjmë fare me menaxhim kaskade që është një shpikje e Berishës ngaqë e ka pasur vetë në mendje aferën me serbët. Nëse do të aplikohej në vitet e tjera do të kishim kursyer shumë më tepër në dobi të konsumatorit. Kemi sigurimin e qëndrueshëm për popullatën dhe kemi optimizuar energjinë tepricë”, u shpreh Gjiknuri.