Berisha: ‘Shoku Xhemal’, ky është Vetingu i Ramës

Personazhi i njohur “Kunati i shokut Xhemal” ka ilustruar sot një pjesë të mirë të fjalimit të ish-kreut të qeverisë, Sali Berishës, në Kuvend, që ka theksuar se “reforma e Ramës është Reforma si të shtojë Surrelin”.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërkuar që Rama të mos thirret më as “legen” dhe as “kazan”, por “shoku Xhemal” dhe e argumentoi pse:

E para, se për të mbrojtur ligjet e bëra prej tij, merr përsipër të bëhët zëdhënësi i një ambasadori.

Së dyti, se nga “Vetingu” që Rama vetë u bëri gjykatësve, i dolën tre kunetër(!!!) si kandidaturat e vetme të Shqipërisë për Gjykatën e Strasburgut:

“Unë pikërisht zgjodha sot “shokun Xhemal” – dhe të më falin të gjithë ata që kanë emrin Xhemal, po kjo ka lidhje me skeçin, me komendinë – se zotëria çoi dy kunetër në qindra avokatë, juristë, pedagogë që mund të shkonin në Strasburg! Po kjo është t’i pështysh vendit në surrat! Ky është Vetingu i tyre: Vetëm nepotizëm, lidhje me krimin!”

Replika e Berishws me Ramën:

“Një Kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori, nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse “shoku Xhemal”.

Atëhërë ishte diktaturë, sistemi i nepotizmit, ndërsa sot, e dini apo jo, që tre kandidatët që dërguan në Venecia, “Xhemali në katror”, u kthyen, u flakën për të mos denjuar as për të intervistuar. A e dini pse ndodhi kjo? Se njeri ishte kunati i shokut Xhemal, tjetri ishte kunati i shoqes Xhemile dhe e treta, kryendrikulla!

Kunati i shoqes Xhemile ishte një nga “ekspertët më të përkryer” të Reformës në Drejtësi! Edhe kunati i shokut Xhemal ishte i përgatitur për të gjitha postet!!!

Ndaj mos i përdorni më ato terma, as legen, as kazan! Por i thoni kunati i shokut Xhemal!

Në çdo fjali shqipton një gënjeshtër. U thotë shqiptarëve se janë vrarë në 20 vjet, 8 mijë shqiptarë për pronat! Por vetëm një budalla mund ta thotë këtë!

Thotë çfarëdo fantazie prej të sëmuri që i vjen në kokë,  fyen çdo njeri në këtë vend dhe të tjerët sillen me një sektivizëm të turpshëm ndaj tij. Mirë ai, po ju të tjerët përreth?!

Shkon e thotë ën Mokër që s’kanë kontraktuar asfaltin! Po ka kontratë në botë që të jepet pa u kontraktuar e gjitha?!

E turpshme të mos thotë asnjë fjalë të vërtetë! Unë pikërisht zgjodha sot “shokun Xhemal” dhe të më flasin të gjithë ata që kanë emrin Xhemal, se kam shumë miq me këtë emër, po kjo ka lidhje me skeçin, me komendinë. Se zotëria çoi dy kunetër në qindra avokatë, juristë, pedagogë që mund të shkonin në Strasburg! Po kjo është t’i pështysh vendit në surrat!

Ky është Vetingu i tyre: Vetëm nepotizëm, lidhje me krimin!”