Berisha PS-së: Mësojeni atë injorant (për Ramën) se po ju turpëron. Po merr përsipër të bëhet zëdhënës i ambasadorit

Menjëherë pas replikës me kryeministrin Rama nga deputeti Eduard halimi, në foltoren e Kuvendit fjalën e ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha. Duke iu referuar deklaratave që kreu i mazhorancës bëri ndaj opozitës lidhur me deklaratat e ashpra kundër ambasadorit amerikan. Për Berishën, kryeministri merr përsipër të bëhet zëdhënësi i një ambasadori, dhe kjo sipas tij është shumë e rëndë.

Nga foltorja e Kuvendit deputeti demokrat tha se Rama fyen çdo njeri me medaljet e tij të turpshme, dhe për këtë arsye i bëri thirrje socialistëve, e veçanërisht Pandeli Majkos, që ti tërheqin veshin Ramës. “Mësojeni pak ramën se po ju turpëron”- tha Berisha.

Lidhur me reformën në drejtësi, Berisha deklaroi se asgjë nuk do ta pengojë atë të realizohet, por nga ana tjetër e vetmja pengesë që po i bëhet është ajo e kryeministrit Rama, i cili kërkon ta kapë sistemin e drejtësisë. “Reformën në drejtësi e pengojnë sarajet e Burrelit”- tha Berisha.

Ndërsa lidhur me refuzimin e tre kandidaturave të qeverisë shqiptare për anëtar në Gjykatën e Strasburgut, theksoi se dy prej tyre ishin kunetër të PS-së dhe kjo sipas tij ishte arsyeja që të 3 kandidatët u flakën jashtë dhe nuk u intervistuan fare nga Strasburgu. “ 3 kandidatët në strasburg u kthyen, u flakën dhe nuk u intervistuan”- tha Berisha.