Studentja nga Fieri vret veten në Tiranë, i ati: Si ia bëre këtë motrës që sot kishte ditëlindjen?!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e djeshme në Qytetin Studenti, pasi një vajzë ka helmuar veten duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa viktimë është 21-vjeçarja me inicialet A.D nga qyteti i Fierit.

Një dëshmitare okulare në vendngjarje tregon se vajza mund të kishte shpëtuar në rast se shoferi i ambulancës do të kishte ardhur disa minuta më parë. Ajo thotë se më shpejt erdhën prindërit e viktimës nga Fieri në Tiranë sesa makina e ambulancës.

Ende nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.

“Ndërkohë qe po e hipnin ne ambulance tashme pa ndjenja vajzen, doktoresha i bertiste shoferit “ku ishe!!! ku ishe !!!! sa here ti kam rene telefonit”, – tregon dëshmitarja okulare për Jetaoshqef.

Kjo është papërgjegjshmëria e sistemit tonë shëndetësor, i cili i lë njerëzit të vdesin edhe kur mund të shpëtojnë. A.D., e cila ishte në lule të moshës dhe studionte për ekonomi në Tiranë, ndërsa rrinte në rezidencën studentore 24-25, ndoshta sot do të mund të kishte shpëtuar, ndoshta do të ishte gjallë e mes nesh, ndoshta edhe prindërit do të mund të gëzonin e festonin këtë ditë të shënuar, e cila u kthye në tragjike, në rast se dikush do të ishte më i përgjegjshëm.