Berisha, lëvdata dhe ironi për Ben Blushin

Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste nuk mund t’i shpëtonte komenteve të ish-Kryeminisrit Sali Berisha. I ftuar mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Berisha e ka cilësuar Blushin si një të majtë të pakorrigjueshëm duke theksuar ndërkohë që të jesh i majtë është fatkeqësi.

“Kur bëri ca përpjekje për të imituar Tsiprasin, unë i bëra një shkrim. Ai është rreshtar…do bëjë lëvizjen e vet. Blushi sa i përket spektrit, është majtist i pakorrigjushëm. Madje ka fatkeqësinë që me moshën të majtizohet gjithnjë e më shumë. Është majtist, edhe ky ka retorikë. Ky sulmon rilindjen se thotë jam socialist, nuk them që është komunist. Të jesh i majtë është fatkeqësi”, – theksoi Berisha.

Levizja e Ben Blushit pritet të shkaktojë levizje në skenën politike shqiptare nisur edhe nga fakti se partia e tij e re do të ketë minimumi dy deputetë në Kuvend, ai vetë dhe deputetja tjetër socialiste, Mimoza Hafizi.