Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të bëni

Sot në orën 18:00 hapet aplikimi për lotarinë amerikane.

Sakaq, faqja zyrtare e departamentit të shtetit dhe ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ka publikuar të gjitha hapat që duhen ndërmarrë si dhe pikat ku duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm për mos gabuar.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

Nuk duhen përdorur fotografinë e vitit të kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotësuar regjistrimin tuaj E-DV:

  1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë.

Mos vendosni emrin e babait si emёr mesi, por vendosni N/A.

  1. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
  2. Gjininë – mashkull ose femër.
  3. Qytetin e lindjes.
  4. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.