Rikthehet në ekran? Adi Krasta e mohon

Ditën e sotme, në median online qarkulloi një lajm se gazetari i njohur Adi Krasta do të rikthehej në ekran. Revista “Bordo” shkruante se “kohët e fundit po qarkullojnë zërat se prezantuesi do të angazhohet së shpejti në televizionin “Ora News”. Ai këto kohë është parë në ambientet e këtij televizioni dhe burime  për “Bordo” raportojnë se një kontratë është firmosur. Se cili do të jetë show i ardhshëm  i Adit në këtë televizion na mbetet ta zbulojmë në vijim”.

Ndërkohë moderatori i njohur ka mohuar ekzistencën e një kontrate me “Ora News”.

Vetë Adi Krasta ka mohuar në mënyrë kategorike shkrimin e revista “Bordo” e cila, referuar burimeve tha se ai ka firmosur kontratë me televizionin Ora News. “Jo, nuk kam firmosur asnjë kontratë me askënd dhe nuk kam shkelur në asnjë televizion”, i është përgjigjur interesit të revista “Who”, Adi Krasta.