Hec-et mbi Valbonë, Gjiknuri: Nuk do anulohen kontratat, s’do jepen të reja

Ministri i Energjise dhe Tregtise, Damian Gjiknuri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku po shqyrtohet nen per nen dhe me pas te miratohet buxheti 2014.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha në studion e “Ora News” se nuk do të ketë ulje të çmimit të energjisë deri në 2018. Ai tha se borxhet e sektorit të energjisë janë mbi 800 mln euro. Gjiknuri u shpreh se furnizmi me cilësi do jetë problem edhe për 8 vitet e ardhshme.

“Energjitika u kthye në një hemoragji për buxhetin e shtetit. Detyra e parë që iu vu qeverisë është stabilizimi i këtij sektori, mbyllja e konflikteve të hapura dhe kthimi i këtij sektori që nuk gjeneronte humbje të mëdha. Gropa në buxhet në 2013 ishte 23 miliardë lekë dhe këto alokoheshin nga buxheti ndërkohë që mund të shkonin për vepra publike. Shpëtimi që  i është bërë buxhetit është gati 30 miliardë lekë të reja. Kjo është fatura ose efekti pozitiv.

Jepen para vetëm për investime, dhe këto investime ta kthejnë këtë investim. Është hera e parë që shoqëritë e sektorit të energjisë kanë dalë me shifra pozitive. Borxhet janë rreth 800 e ca milionë euro, pra borxhet janë shumë të larta. Nuk po them se këto borxhe do të lahen për shkak të këtij bilanci, por dy gjëra mund të bëhen: Mund të ristrukturohen kreditë për të qenë të favorshme e dyta janë investimet”- tha Gjiknuri.

Nuk do të ketë ulje të çmimit të energjisë

Gjiknuri: Ka një anomali Shqipëria. Ka një raport të zhdrejtë mes tarifave të energjisë për biznesin me tarifat për konsumatorët familjarë. Ky është një problem politik. Unë them që energjia është një tarifë e cila ka kosta dhe kjo kosto duhet të shpërndahet sipas barrës. Këto janë pakte të madha sociale që politika nuk ka arritur ti bëjë.

Pra nuk keni në plan?

Gjiknuri: Për momentin…realiteti është i tillë. Deri në vitin 2018 ne kemi një projekt dhe një program strikt të monitoruar nga FMN dhe BB. Pra duhet të arrijmë objektivat

Pas 2018 të shpresojmë për ulje çmimi?

Gjiknuri: Ne po mendojmë të lehtësojmë konsumatorët familjarë. Mbase ka elementë të tjerë të borxheve të trashëguara dhe ne po e diskutojmë këtë. Kjo do të jetë një ulje indirekte e detyrmeve që konsumatorët mund të kenë ndaj sistemit të energjisë.

Nuk pati oferta pwr Skavicwn pwr shkak tw akuzave tw opozitws

Gjiknuri:  Skavica, që përbën një problem të madh duhet parë me shumë kujdes. Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit. Është optimizmi përsa i përket të gjithë kaskadës. Këtu shteti ka një interes publik, sepse bëhet fjalë për rezervuarin më të madh të ujit. HEC-et e tjera janë iniciativa privat, që shteti ka nuk interes të stimulojë, por jo se merr rol direkt përsa i përket investimeve. Nuk pati oferta për Skavicën për shkak të akuzave të opozitës.

Nuk do të jepen kontrata koncesionare në Valbonë

Gjiknuri: Këto janë kontrata të trashëguara që kanë detyrimet e tyre. Është kollaj të thuash anulohet. Të anulosh një kontratë të ligjshme dhe pasojat financiare që vijnë. Këtu do të isha pjesë e një arbitrariteti të cilën unë nuk e kam. Për sa i përket elementëve mjedisorë ju kam thënë, nëse ka elementë mjedisorë që mungojnë ajo duhet të atakohet në një vend tjetër. Pra nuk është Ministria e Energjitikës që të jetë përgjegjëse për vlerësimin mjedisor dhe të mund të anulojë kontratë.

Do jepen kontrata të tjera koncesionare në atë zonë?

Gjiknuri: Jo. Në zonën e Valbonës në zonat e mbrojtura ne jemi treguar të frenuar për politikat koncesionare.  Këto janë pasoja të ish-qeverisjes. Ne kemi angazhuar veten që në zona të mbrojtura mjedisore nuk do të bëjmë ndërhyrje. Brenda hapësirave ligjore cfarë kemi mundësi ti pengojmë do ti pengojmë.

Me Bankers në arbitrazh, kemi argumenta për të fituar

Do të përballeni në arbitrazh me Bankers?

Gjiknuri: Ne jemi duke u përgatitur, po komunikojmë edhe me avokatët. Kuptohet që procesi ka kosto, por ne do të shikojmë të gjitha interesat e shtetit shqiptar. Morëm kohën e nevojshme edhe për të bërë ankimin.

Ku do atakoheni?

Gjiknuri: Është në një nga Gjykatat Ndërkombëtare në Zvicër. Afati për ankim është deri në 23 tetor dhe ne do të marrim një vendim deri atëhere. Ne bëmë maksimumin tonë në auditimin që i bënë Bankers që krijoi këtë konflikt dhe vlera e pretenduar nga ana jonë ishte 200 e ca mln, nësë do të pranoheshin gjeneronin një tatim fitim për shtetin vetëm për 2011, 67 mln dollarë plus gjona shkonte mbi 70 mln. Nëse ky raport bie pjesërisht gjithë kjo vlerë bie.

Është bërë maksimumi për të justifikuar të gjitha shpenzimet e një kompanie nafte, por është një proces i vështirë për shkak të modelit të këqiaj të kontratës, dua të them dhe këtë të negociuara nga qeveritë e mëparshme. Këto qenë kushtet dhe kuptohet me rënien e çmimit të naftës kjo bëhet më e mprehtë dhe investimet në naftë kanë rënë goxha.

Jeni optimist për arbitrazhin dhe çfarë kostosh ka?

Gjiknuri: Nuk dua të flas paraprakisht, por kuptohet nuk ka fitore të plotë. Kemi argumenta. Arbitrazhi do të marrë ekspertizën por kjo nuk është e thjeshtë.

Gjiknuri: Armo është një transkasion privat, ajo është një kompani e falimentuar, por nuk mund të falimentojë për shkak të legjislacionit.   Shteti shqiptar nuk ka marr rol direk përsa i përket ristrukturimit të kësaj ndërmarrje. Kemi fasilituar që rafineria të ketë mundësi të marrë një pjesë të naftës për të përpunuar aty. Rafineria duhet të punojë, vërtet ka teknologji të vjetër, por me disa ndërhyrje mund të përmirësohen edhe produktet që dalin prej saj dhe duke qënë një transaksion privat unë rezervohem të bëj komente aq më tepër për konflikte të karakterit privat. Një gjë është e sigurtë që qeveria shqiptare nuk ka çeduar në kurriz të shqiptarëve. Problemet do të zgjidhen ligjërisht dhe ne do të bëjmë çmos që të sigurojmë një pjesë të naftës shqiptare të shkojë në rafineritë e vendit aty ku mundësi të përpunohet.

Cilësia e naftës, a monitorohet?

Gjiknuri:  Pa diskutim që monitorohet.  ISHTI i ka kapacitet për ta monitoruar.