Udhëtonte me kallashnikov në makinë, pranga 30 vjeçarit

Një 30 vjeçar u arrestua në flagrancë forcat e policisë së Kamzës, për shkak se në automjetin e tij iu gjet një armë tip Kallashnikov Model 56 si dhe një krehër me 30 fishekë.

Në pranga përfundoi Ilmi Flora, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi është bërë, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë së Komisariatit Nr 5, në vendin e quajtur Rruga e “Arbrit”, me mjetin tip Volksvagen, me targë TR 2489 I, ku pasi i është ushtruar kontroll mjetit, në sediljen e pasme të mjetit, është gjetur një armë zjarri e llojit “Kallashnikov”, model 56 dhe një krehër me 30 fishekë”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.