Të moshuarës i vjedhin 1.6 milionë lekë në banesë

Një gruaja të moshuar i janë vjedhur 1.6 milionë lekë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (30 shtator) në në lagjen Nr.4 Durrës

“Më datë 30.09.2016, në lagjen Nr.4 Durrës është konstatuar vjedhja e  banesës së shtetases Xh.Sh.63 vjeçe, ku kanë marrë rreth 1.6 milion lekë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”. /Ora News/