Dritan Hila sjell “Arena” çdo të enjte në Ora News

Emisioni politik i së enjtes nis në 6 tetor në Ora News. Drejtohet nga publicisti Dritan Hila. Debati politik dhe intervista çdo të enjte, në ora 21:00

Arena është emisioni më i ri politik në Ora News dhe prej të enjtes së ardhshme në 6 tetor publicisti Dritan Hila do të sjellë debat të fortë dhe intervista ekskluzive me protagonistë të jetës politike dhe të aktualitetit në vend.

Arena do të jetë një show politik në një format konkurrues televiziv që synon të mbajë para  ekranit të  RTV ORa News teleshikuesit çdo enjte në orën 21:00. Dritan Hila, një emër i njohur i analizës politike vjen me ambicien e vënies së arenës në dispozicion të mendimit dhe debatit politik.

Presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi, e ftoi Dritan Hilën të bëhet pjesë e televizionit, gjë që ai e priti mjaft mirë  duke pranuar të bëhet pjesë e Yldon media Grup me Arena debati që nuk duhet ta humbisni të enjteve ora 21:00 në Ora News.