Rama: Presidentin nuk ia japim Opozitës

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Kryeministri Edi Rama është pyetur në studion e emisionit “Opinion” edhe për marrëdhëniet në koalicion me aleatin kryesor, LSI-në. Rama pranoi për herë të parë se raportet e tij me Ilir Metën nuk kanë qenë “rozë” në këto 3 vite të qeverisjes.

“Koalicioni ka momentet e veta. Ka pasur situata të vështira, tensione të brendshme, por ky koalicion ka bërë reformat më të mëdha në 25 vite. Dhe kjo për mua është një nga gjërat më të rëdësishme” – tha Rama duke vihuar me sulme ndaj medieve që kanë raportuar për acarimet e këtij koalicioni.

“Në kazan ëndërrohet momenti kur ky koalicion do të prishet dhe punohet që të prishet. Fjalët e kazanit janë mbetur në kazan si mbetje të pariciklueshme.”

Rama tha prerë se “asgjë nuk ka dështuar” në këtë koalicion. Përsa i përket vazhdimit në një mandat të dytë ai tha se vazhdojnë diskutimet.

“Jemi në diskutime për të bërë një bilanc serioz dhe për të përcaktuar piketat e mandatit të ardhshëm. Dhe ky negocim do të përcaktojë si do të jetë koalicioni”.

A do të jetë ilir Meta, presidenti i ardhshëm i vendit në pranverën e vitit 2017?

“Nuk kemi bërë asnjë diskutim për këtë çështje për sa u përket emrave konkretë. Kandidati do të zgjidhet nga ky parlament dhe jo nga parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet. Me Metën nuk kemi diskutuar për emrat pasi e konsideroj një çështje të parakohshme” – tha Rama që e mbylli edhe mundësinë që kreu i ardhsëm i shtetit t’i përkasë opozitës.

“As nuk bëhet fjalë t’ja lë opozitës” – tha Rama