Gruaja kundër ISIS:”I vras duke u prerë kokën dhe i gatuaj më vonë” (FOTO)

Grupet ekstremiste, të njohura si ISIS apo Daesh në mesin e tyre kanë dhe kundërshtare të forta femra. Kjo të fundit, janë gjakëftohta dhe trime.

Ne ju sjellim historinë e Wahida Mohamed, e cila është një luftëtare e guximshme por edhe shumë ekstremiste. Ajo është një irakene që lufton ekstremistët islamikë që prej 2004, kur ende nuk ishte formuar shteti famëkeq islamik.

Historia e 39-vjeçares është tragjike, ku pasi gjyshja, babai dhe vëllai i saj i vranë nga ISIS ajo ka bërë një betim. Ajo vetë thotë se u ka shpëtuar 6 tentativave për vrasje. Ndaj hakmarrja e saj kundrejt ISIS është tejet e ashpër.

“I vras duke u prerë kokën, të cilën e gatuaj më pas. Trupat e tyre i djeg deri sa të ngelet vetëm hiri”, rrëfen ajo.

Wahida komandon një grup milicësh prej 70 personash në Shirqat të Irakut. Por pavarësisht etiketemeve negative, ajo e konsideron veten një “shtëpiake e detyruar të luftojë”.