Ndërron jetë ish-Presidenti i Izraelit, Rama: Fati e desh që të bëheshim miq

Ndërroi jetë ish-Presidenti i Izraelit, çmimi Nobel për paqen, Shimon Peres në moshën 93 vjeçare. Ish presidenti i cili përfundoi mandatin në vitin 2014, u nda nga jeta në Tel Aviv, 2 javë pasi ishte shtruar në spital pas një ishemie serebrale.

Perez ishte një nga udhëheqësit më të dashur dhe të respektuar të Izraelit. Funerali i tij do të mbahet të premten, ku pritet të marrë pjesë presidenti amerikan Obama, Clinton dhe kryeministri kanadez Trudeau.

Shimon Perez ishte përgjegjëz për politikën e jashtme të Izraelit dhe një nga arkitektët e marrëveshjes së paqes së Oslos në vitin 1993, për të cilin ai mori edhe Çmimin Nobel së bashku me kryeministrin e atëhershëm dhe  Yitzhak Rabin dhe presidentin palestinez, Jaser Arafat.

Një mesazh ngushëllimi për Peres shkroi edhe kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama.

“Rest in PEACE Mr.President

Fati e desh që të bëheshim miq dhe kjo e bën edhe më të ndjeshëm për mua, trishtimin që ka sot, çdokush që do PAQEN apo përpiqet për PAQEN në këtë botë, prej të cilës u nda njeriu i madh i Izraelit mik, Çmimi Nobël për Paqen, burrështetasi i shquar, Shimon Peres”, shkruan Rama.