Gruaja jetoi 20 vite me kufomën e të birit, “S’e dija që kishte vdekur”

Një jetë  pa kuptuar asnjë. Ka jetuar me kufomën e të birit për 20 vjet. Historia e cuditshme e Rita Midwood Wolfensohn, që në shtëpinë e saj në Brooklyn, ajo ka jetuar bashkë me kufomën e djalit të saj, i cili kishte ndërruar jetë.

Zbulimi hedh dritë mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë. Sipas të dhënave të para, gruaja kishte pasur dy fëmijë, Michael dhe Louis me bashkëshortin e saj, Jesse, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1987. Gruaja nuk e ka ditur kurrë se i biri kishte ndërruar jetë edhe pse eshtrat e tij ishin fshehur pas derës së asaj dhome, kjo pasi Rita është një grua e verbër.

Më 15 shtator, Josette Buchman, kunata e së moshuarës dhe vëllai Joseph shkuan të vizitonin Ritën pas disa vitesh. Rita kishte shfaqur nevojën që dikush të kujdesej për të dhe pse jo, ta çonin në një azil.

Kur çifti hyri në shtëpinë e të moshuarës vuri re se kishte diçka që nuk shkonte. Dhomat ishin të mbushura me mbeturina dhe gruaja jetonte në një gjendje shumë të keqe. Josette u ngjit në katin e sipërm për të parë gjendjen e gjithë banesës dhe pas derës së një dhome, mes mbeturinave dhe mbi një dyshek pa një skelet të veshur me xhinse, këmishë dhe shapka.

“Dukej si një skenë filmi horror. Shtëpia ishte e mbushur me mbeturina, si të ishte shkarkuar një kamion në të”, – tha Josette.

Michael ndërroi jetë në vitin 2003, në moshën 38-vjeçare, ndërsa Louis, i cili tani do të ishte 49-vjeç, ishte parë për herë të fundit rreth 20 vite më parë. E pyetur nga hetuesit, Rita tha se nuk kishte asnjë ide që kufoma e të birit ndodhej  brenda shtëpisë, pasi ajo ishte e verbër.