Vlahutin: Ka shumë probleme, duke filluar nga mungesa e ligjit dhe korrupsionit

Ambasadorja e BE-së në vendin tonë Romana Vlahutin në fjalën e saj gjatë ceremonisë së çeljes së shkollës verore evropiane, theksoi se, duhet dialog politik për një Shqipëri evropiane.

“Diskutoni si ta bëni Shqipërinë më të fortë. Shqipëria duhet të marrë vendime për dialogun. Integrimi është më shumë se një zgjidhje politike. Rregullat s’diskutohen, janë të njëjta për BE. BE ka sfida që duhen adresuar. Duhet të reflektoni mbi sfidat. Duhet të ndryshoni shtetin dhe shoqërinë për të hyrë në BE.

Politika ti shërbejë qytetarëve. Duhet dialog e barazi për të gjithë. Anëtarësimi i Shqipërisë është zgjidhje politike që duhet të përfshijë aktorët. Është më shumë sesa një sjellje politike. Ka pasur ndryshime në këtë vend si në asnjë vend tjetër. Ka shumë punë të vështirë për të bërë përpara. Ka shumë probleme duke filluar nga mungesa e ligjit dhe korrupsionit.

Duhet të keni një vend ku barazia është për të gjithë dhe kjo arrihet me njohuri e vendimmarrje. Dialogu duhet për ta bërë Shqipërinë më të fortë dhe më të bararbartë e për të qenë gati për në Bashkimin Europian. Politika duhet ti shërbejë komunitetit dhe vendit. Procesi i zgjerimit apo bisedimet me kapituj kanë të bëjnë me politika të ndryshme”- u shpreh ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.