Importi i mbetjeve/ Shehu akuza Ramës: Zgjidhja e vetme, referendumi

Miratimi i ligjit për importimin e mbetjeve, ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e kreut të departamentit të Shëndetësisë në PD.

Në një postim në facebook, Tritan Shehu, e quan tërësisht të dëmshëm për kushtet e vendit miratimin e ligjit që i hap rrugë importit të mbetjeve, duke theksuar se e vetmja rrugë që mbetet është ajo e referendumit.

Shehu akuzon më tej se kreu i qevevrisë, miratoi një ligj thellësisht të dëmshëm për realitetin e kushtet e vendit tonë.

Sipas tij ligji  u miratua edhe pse opozita dhe shoqëria, kundërshtuan fort.

Më tej, ai ka shtuar se: “LSI mbasi hedh një Fishekzjarre dhe bën Show, e votn në gjysëm ilegalisht këtë ligj. Cfare ka ndryshuar nga pak vite me pare kur Z.Rama me te drejte e kundershtonte nje ligj te tille!? Asgje, vecse niveli i kontrollit, gjendja mjedisore, niveli i kriminalitetit e korrupsionit jane perkeqesuar, pra niveli i sigurise eshte ulur. U be atehere  e kunderta e asaj qe duhej bere, permbushja e detyrimeve tona ndaj aleateve tane e ndaj NATO-s vete, per nje proces terresisht te kontrolluar e te sigurte. Dje asgje nuk e lekundi maxhorancen nga vendimi i saj krejt i gabuar e ne kundershtim te plote me interesat e vendit”.
Thirrja e tij është rruga e referendumit.