Të mblidhemi sot para Parlamentit: Jo plehrave në Shqipëri!

Shoqëria civile ka parashikuar një protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektligjin për importin e plehrave në Shqipëri.

Protesta do të zhvillohet përpara Parlamentit në orën 10:00, pasi në seancën e sotme plenare pritet që të votohet ky projektligj i Qeverisë.

Tre vite më parë, vendimi i parë i Edi Ramës si Kryeministër ishte anulimi i ligjit të importit të plehrave nga Qeveria e kaluar.

Ndërsa sot, tre vite më pas është vet Kryeministri Rama që po rikthen një ligj të tillë. Shoqëria civile është revoltuar me këtë fakt, të cilët shprehen se Rama ka shkelur premtimin e bërë.

Mbetet të shihet nëse protesta e sotme do të jetë e përmasave të mëdha si ajo e armëve kimike e nëse ky ligj do të miratohet në Parlament apo jo.

14390803_1301643973193267_7794270811267167960_n