E vërteta me foton në QSUT

Në mëngjesin e së enjtes, rrjetet sociale u prezantuan me një foto qv ngriti shumë pikëpyetje. Foto-ja, madje shkoi gjerë në deklaratat në kuvend.

Në disa foto të publikuara edhe në portale, ku punojës të QSUT-së janë duke marrë gjak nga një dele. Në fakt, sipas specialistëve nuk ka asgjë alarmante dhe shqetësuese, pasi më vonë u sqarua si qëndron e vërteta.

Shërbimi i Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka sqaruar se: “Fotoja e shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale është një procedurë rutinë e Shërbimit të Mikrobiologjisë”.

Më tej, në deklaratë thuhet se: “Gjaku i deshëve përdoret për përgatitjen e terreneve për kultivimin e mikroorganizmave të mundshme në një mostër klinike. Sistemi i mbledhjes së gjakut nga dashi, realizohet nëpërmjet tubave të posatshëm steril dhe përpunohet nga Shërbimi i Mikrobiologjisë”.