Basha: Pas ligji të plehrave qëndron mafia

I ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha është pyetur në emisionin Opinion në lidhje me ligjin e mbetjeve të riciklueshme. Ai tha se PD e ka shprehur vullnetin e saj, në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetja Albana Vokshi.

Kreu i PD-së, theksoi se Partia Demokratike është kundra këtij ligji. Ne nuk do ta votojmë. “Qëndrimi ynë për ligjin ka evoluar, 70 mijë qytetarë mblodhën firmat kundra këtij ligji, ne e respektojmë këtë vendim”, tha Basha në Opinion.

Por sipas Bashës, dilema qëndron se pse Partia Socialiste, kur vite më parë u shpreh kundra këtij ligji, dhe sot është pro një ligji të tillë. Cila është arsyeja që PS ka ndryshuar qëndrim. “Rama i ka prerë në besë qytetarët, të cilëve, u pati premtuar se me ardhjen në qeveri të socialistëve, ku ligj nuk do të zbatohej”.

Gazetarja Anila Basha e ka pyetur Kryetarin e PD-së, sepse PD e ka votuar ligjin në komisionin e ligjeve. Por Basha e ka një përgjigje për këtë votim. Ne kemi patur dilemë sepse konteksti i këtij ligji është në kundërshtim flagrant me qëllimin e qytetarëve shqiptarë dhe së dyti ky ligj nuk është ai që kemi propozuar vite më parë”, ka thënë Basha në Opinion. Ai ka thënë gjithashtu se pas këtij ligji qëndron mafia ndërkombëtare e plehrave.