Abuzoi me detyrën, Manjani shkarkon kreun e ZRPP në Berat

Kreu i Zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat, Arben Baxhia është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Pas një sërë shkeljesh të konstatuara nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra.

Shkarkimi i Arben Baxhias është bërë për sjellje të rënda në detyrë.